Institucioni i Prefektit të Qarkut Berat pjesë e projektit “FLORIS”

Në zbatim të detyrimeve si pjësëmarrës i marrëveshjes së palëve (CONSORTIUM AGREEMENT FLORIS) me bashkëfinancim fondesh të BE në projektin “FLORIS” me objekt “Mjetet për përmirësimin e strategjive për uljen e rrezikut nga përmbytjet” morrëm pjesë në takimin e parë të përbashkët  (Kick – off meeting) i cili u zhvillua në datat 11 dhe 12 Shkurt 2019 nëmjediset e universitetit të Messinës, Itali.

Morrën pjesë në këtë takim:

  1. Universiteti i Messinës, Itali (lider i projektit)
  2. Universiteti Middlesex, Londër, Britani e Madhe,
  3. Universiteti i Sarajeves, Bosnia dhe Hercegovina
  4. Fondacioni kërkimor CIMA
  5. Institucioni i Qarkut Berat.

Institucioni i Prefektit të Qarkut u përfaqësua në këtë takim nga Harilla Dafa, Prefekt i qarkut dhe Halim Koxhaj, Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile dhe Krizave.

Në ditën e parë, mbas përshëndetjes së zv/rektorit të universitetit të Mesinës u praqitën nga lideri i projektit disa prezantime rreth menaxhimit të projektit, problemeve administrative dhe të financës, faqes së internetit, etj. Në vijim u paraqitën prezantime nga institucionet pjesëmarrëse partnere lidhur me veprimtaritë e tyre dhe projektin. Prefekti i Qarkut Berat paraqiti një prezatim të shkurtër lidhur me qytetetin dhe qarkun e Beratit, relievin, kushtet klimatike, ndikimin e tyre në përmbytjet, etj.     

Në ditën e dytë u realizuan nga të gjithë pjesëmarrësit prezantimet lidhur me paketat e punës (ËP1 – Ë8). Nëpërmjet këtyre prezantimeve pjesëmarrësi u njohën me përmbajtjen dhe detyrat që do të kryhen për realizimin e paketave të punës. Ashtu si dhe liderët e institucioneve të tjera z.Halim Koxhaj, Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile dhe Krizave prezantoi disa detaje të cilat do të zhvillohen gjatë realizimit të projektit, kryesisht në paketën e punës 6 (ËP6).

Koha e realizimit të projektit “FLORIS” nr.826561 me objekt “Mjetet për përmirësimin e strategjive për uljen e rrezikut nga përmbytjet” është 01.01.2019 deri 31.12.2020.

Vlera e planifikuar e projektit për pjesën e Institucionit të Prefektit qarkut Berat është 49,430.48 Euro, ndërsa vlera e financimit me fonde të BE shkon deri në 37,072.83 Euro ose 75% e vlerës së planifikuar. Vlera e bashkëfinancimit mund të jetë më e vogël dhe kjo në vartësi të shpenzimeve gjatë udhëtimit, trajnimit, etj.