Misioni i Prefektit

BERAT

Misioni i Prefektit të Qarkut Berat është përmbushja e detyrimeve për të garantuar zbatimin e programit politik të Këshillit të Ministrave, në nivel qarku.

  1. Kujdeset,ndjek dhe merr masa për plotësimin nga të gjitha institucionet në nivel qarku të detyrimeve që ata kanë për të garantuar sovranitetin, rendin kushtetues dhe shëndetin publik;
  2. Mbikëqyr, kontrollon dhe bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore në nivel vendor;
  3. Drejton veprimtarinë e strukturave administrative shtetërore, të cilat me akte ligjore e nënligjore të veçanta, janë caktuar në varësinë e tij të drejtpërdrejtë;
  4. Bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore në nivel vendor, si dhe të këtyre me organet e qeverisjes vendore në qark;
  5. Është i vetmi institucion administrativ që verifikon ligjshmërinë e akteve te miratuara nga organet e qeverisjes vendore në bashki e qark. Në përputhje me dispozitat e kreut III të këtij ligji, Prefekti ushtron kontroll financiar mbi këto organe në mënyrën dhe limitet e përcaktuara me ligj.