Raport për periudhën janar – dhjetor 2018

by

in

R A P O R T

PËR PERIUDHËN JANAR – DHJETOR 2018  TË LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE NË QARKUN BERAT.

   

Në zbatim të Urdhërit të Kryeministrit Nr.6 datë 26.01.2017 “Për krijimin e Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikut të Personave”, si dhe të Urdhërit të Prefektit Nr.8 datë 20.02.2017 dhe Nr.11 datë 01.03.2017 për periudhën Janar–Dhjetor 2018 në kuadër të luftës kundër trafikimit të personave, organet shtetërore në Qarkun Berat kanë ndërmarrë një sërë iniciativash në luftën kundër trafikimit të personave.

Në Qarkun e Beratit në kuadër të luftës kundër trafikimit të personave janë evidentuar gjithsej 6 raste të  trafikimit të personave gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2018 nga Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat nga të cilët; 4 raste për trafikim të personave, 2 raste të dhënies ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve.

Evidentuar 6, zbuluar 6, autorë 9, në gjëndje të lirë 9.

Nga këto:

  • Trafik femrash për prostitucion neni 110/a K penal. Evidentuar 4, zbuluar 4, autorë 4, gjëndje të lirë 4.
  • Trafik Klandestinësh, neni 298/2 K Penal   Evidentuar 2,zbuluar 2, autorë 5, gjëndje të lirë 5.

Rastet e trafikimt të fermrave janë ende në hetim.

Personat e identifikuar si viktima të mundshme të trafikimit.

Drejtoria Arsimore Rajonale Berat, Zyra Arsimore Kuçovë, Zyra Arsimore Skrapar, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror dhe Bashkitë e Qarkut kanë punuar për indentifikimin e grupeve dhe individët e rrezikuar nga trafikimi. Për periudhën Janar-Dhjetor 2018 rezultojnë:

  • 0 fëmijë të paregjistruar,
  • 3 fëmijë të rrugës,
  • 1 fëmijë që ka braktisur shkollën,
  • 86 fëmijë jetim,
  • 435 familje komuniteti rom,
  • 846 familje në vështirësi ekonomike dhe me probleme sociale,
  • 78 familje me kryefamiljare grua,
  • 47 gra të divorcuara.

Niveli i papunësisë për të gjitha kategoritë.

Nga ana e anëtarëve të Komitetit, e në veçanti Drejtorisë Rajonale të Punësimit, ka qënë në fokus ndërgjegjësimi, këshillimi dhe orientimi për tu përshtatur me tregun e punës i grupeve të prirura për të qënë viktima të mundshme trafikimi. Gjatë kësaj periudhe një vjeçare janë paraqitur dy raste pranë zyrës së Drejtorisë Rajonale të Punësimit të cilat janë zgjidhur.

Ndihma dhe asistenca e dhënë.

Për periudhën Janar – Dhjetor 2018, ka patur 7 raste të cilat janë trajtuar si viktima të mundshme trafiku dhe janë strehuar në qendrën e rehabilitimit. Ka pasur një bashkëpunim të mirë me seksionet për parandalimin e krimeve në të 3 Komisariatet e Policisë, Berat, Kucovë e Skrapar, si dhe me Seksionin për Narkotikët. Janë kryer verifikime të përbashkëta dhe ndjekja në dinamikë e tyre. Ka patur bashkëpunim me dy shoqatat që operojnë në qarkun e Beratit për viktimat e trafikut dhe femrat e dhunuara si dhe me qëndrat e rehabilitimit.

Nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në bashkinë Berat janë trajtuar 28 raste ku 3 prej tyre kanë qënë potencial trafikimi, por janë mbyllur si raste duke mos shfaqur më problematika.

Nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në bashkinë Kuçovë është referuar 1 rast i një vajze risk për trafikim por është sistemuar në qëndër rehabilitimi. Janë indentifikuar dhe 2 raste të fëmijëve në rrezik për trafikim dhe është duke punuar me aktorët lokalë.

Zyra  e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijës dhe Barazinë Gjinore në bashkëpunim me grupin teknik multidisiplinar, bashkia Skrapar ka trajtuar  1 rast, ku një fëmijë i ndodhur në situatë rruge (rrezik për t’u bërë preh e trafikimit) u sistemua në Shtëpinë e Fëmijës Sarandë. Sistemimi i të cilit u realizua nëpërmjet bashkëpunimit të Zyrës së NJMF dhe Barazisë Gjinore  bashkia Skrapar, Drejtorisë Rajonale  të Shërbimit Social Berat dhe Shërbimit Social Tiranë.

Nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në bashkinë Ura Vajgurore janë trajtuar 2 raste që mund të ishin viktima të trafikimit:

  1. Rasti është ndihmuar me  ndihmë ekonomike nga fondet e Bashkisë, me një shumë prej 25 mijë lekësh në muaj, deri në momentin kur vajza është sistemuar në qendër rehabilitimi, me dëshirën e saj dhe dakortësinë e familjes. Vajza ndihet mirë dhe e rehabilituar atje, ku dhe po  vazhdon shkollën.
  2. Nëna e vajzës  largohet për në Itali dhe babai denoncon nënën për braktisje fëmije e më vonë deklaron në polici dyshimin për vajzën se do e përdorte nëna për arsye përfitimi. Në bashkëpunim me policinë dhe gjyshërit e vajzës nga ana e nënës, vajza rehabilitohet në shtëpinë e gjyshërve dhe problemet janë pothuajse zeruar.

Kapacitetet  e shtuara për ofrimin e shërbimeve.

Bashkia Berat ka hartuar planin “ Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Situatë Rruge ”, me qëllim që të parandalojë rastet e trafikimit ose viktimat e mundshme të trafikimit, si dhe Planin e Zhvillimit të Komunitetit Rom dhe Egjyptian ku  pasqyrohen problematikat me specifike që shfaqin këto dy komunitete.

Gjithashtu, bazuar në VKM  Nr.355 është ngritur grupi teknik ndërsektorial për të trajtuar çdo rast  nga fëmijet e braktisur, gratë e dhunuara, apo konflikte të ndryshme, si një urë bashkëpunimi me të gjithë aktorët që nga ata të drejtësisë, policisë, shëndetësisë, arsimit etj.

34 shkolla në zonat urbane dhe ato rurale janë aktualisht të mbuluara me shërbim psiko-social, një element me rëndesi në identifikimin e  rasteve si dhe trajtimin e tyre me profesionalizëm.

Janë konkretizuar praktika të konsoliduara bashkëpunimi në kuadër të projekteve të zbatuara në shkollat e  qytetit të Beratit. Përkushtimi i stafeve shkollore dhe i aktorëve të tjerë si punonjësit e policisë, Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve, Shërbimi Social Shtetëror dhe Shërbimi Social pranë njësive të vetëqeverisjes vendore ka bërë që puna për parandalimin dhe trajtimin e rasteve në rrezik trafikimi të jetë në nivele të ulta.

Aktivitetet e  zhvilluara kundër trafikimit.

Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit Nr.6 datë 26.01.2017 “Për krijimin e Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të Personave”.

  • Në Institucionin e Prefektit të Qarkut u organizua në dt.04.10.2018, takimi i radhës me Komitetin Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave.
  • Në këtë takim u miratua kalendari i aktiviteteve   sensibilizuese  për  “Muajin e Luftës   kundër  Trafikimit të  Personave,  Tetor 2018”, në  bashkëpunim me të  gjitha institucionet dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore. Kalendari u dërgua edhe ne Ministrine e Brendshme tek Zyra e Koordinatorit të Luftës kundër Trafikimit të Personave.
  • Është ndjekur me rigorozitet kalendarin   e  aktiviteteve  për  “Muajin e Luftës   kundër  Trafikimit të  Personave  Tetor 2018”, duke mare pjesë në aktivitetet e zhvilluara në qarkun Berat,  dhe duke i pasqyruar ato  me fotot pëkatëse, çdo ditë në informacionin e dërguar në Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim në Ministrinë e Brendshme.
  • Në kuadër të muajit të luftës kundër trafikimit të Personave, Ambasada e Vendeve të Ulëta në Tiranë në bashkëpunim me Qendrën “Tirana – Art” organizuan në sallën e konferencave të Bashkisë Berat aktivitetin me temë “Handle ëith care”. Ky projekt, ideuar nga Jimini Hignett & Patricia Kaersenhout, synon të rrisë ndërgjegjësimin e shoqërisë kundër trafikimit të personave. Merrnin pjesë në këtë aktivitet Prefekti i Qarkut të Beratit, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Beratit, Nënkryetarja e Bashkisë si dhe përfaqësues nga institucionet vendore, mësues, psikologë, nxënës të shkollave, qytetarë etj. Performuan në këtë aktivtet histori të vajzave të trafikuara aktoret Ema Andrea dhe Rajmonda Bulku, të cilat përcollën emocione mjaft të forta për të pranishmit. Në fund të këtij aktiviteti, pjesëmarrësit vizituan ekspozitën e veçantë me pikturat e bëra nga vetë viktimat e trafikimit.
  • Bashkia Berat organizoi takim me komunitetin dhe specialistë të sektorit social lidhur me sensibilizimin e grave, vajzave dhe femijëve se si mund ta parandalojmë fenomenin e trafikimit.
  • Këshilli i Qarkut Berat organizoi një takim me përfaqësuesit e komuniteteve fetare, për të vlerësuar dhe nxitur rolin e tyre në adresimin dhe luftimin e këtij fenomeni.
  • Drejtoria e Shëndetit Publik në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Punësimit kanë zhvilluar takim sensibilizues në ambjentet e bizneseve In-Tex dhe Center Shqiptare.
  • Nga Drejtoria Arsimore Berat u zhvilluan gjatë gjithë muajit Tetor çdo ditë aktivitete dhe takime ndërgjegjesuese dhe sensibilizuese me nxenës , mësues e prindër në kuadër të luftës kundër trafikimit të personave, të cilat janë pasqyruar  në informacionet ditore që dergonim në Ministrinë e Brendshme tek Zyra e Koordinatorit,të shoqeruar edhe me fotot përkatëse.
  • Bashkia Skrapar organizoi ekspozitë me punime nga nxënës të dy shkollave 9-vjeçare e titulluar “Realitete Jete”, përgjatë pedonales  së qytetit. Janë organizuar tre aktivitete në kuadër të Ditës Ndërkombëtarë të Librit për Fëmijë, Ditës Ndërkombëtare të Autizimit si dhe Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve në Situatë Rruge, ku janë përcjellë mesazhe të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve  me aftësi ndryshe, fëmijëve që gjenden përditë në situatë rruge dhe që mund të bien preh e trafikimit shumë lehtë, se cfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku për të ndryshuar jetën e këtyre fëmijëve etj.
  • Bashkia Kuçovë  organizoi në shkolla të ndryshme aktivitete sensibilizuese me pankarta, postera duke shpalosur mesazhe kundër trafikimit.
  • Nga Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë janë zhvilluar dy aktivitete: Një aktivitet është zhvilluar në qëndër të qytetit me kalimtarët të cilëve u janë shpërndarë fletëpalosje informuese mbi trafikimin. Një aktivitet tjetër është zhvilluar me kryeinfermierët e qëndrave shëndetësore.

Vlen të përmëndet bashkëpunimi shumë i mirë ndërmjet të gjitha institucioneve qëndrore në nivel vendor dhe njësive të vetëqeverisjes vendore në vlerësimin e luftës kundër këtij fenomeni.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *