Veprimtarina e punës së Task- Forces Vendore për Zbatimin e Planit të Veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit 2018 (16.01.2019)
Mbështetur në ligjin nr.107/2016 “Për Prefektin e Qarkut ” neni 20 , pikës 14 të Urdhërit nr. 51 datë 13.04.2017 të Kryeministrit ”Për Krijimin dhe Funksionin e Strukturave Drejtuese dhe Koordinuese Ndërinstitucionale në Nivel Qëndror dhe Lokal, të Ngarkuara me Përgjegjësinë e Zbatimit të Planit të Veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit 2017-2020”,në Institucionin e Prefektit të Qarkut,është ngritur Task – Forca Vendore me Urdher te Prefektit te Qarkut nr.27,date 27.04.2017 nën drejtimin e Prefektit dhe ka në përbërje përfaqësues të drejtorive në nivel vendor sipas përfaqësimit të Task-Forcës Qëndrore si dhe përfaqësues të pesë Bashkive të Qarkut.
Mbeshtetur në Urdhërin Nr.278, datë 15.05.2017 të Ministrit të Punëve të Brendshme “Për Zbatimin nga Strukturat Drejtuese dhe Koordinuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Planit të Veprimit Kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit 2017-2020:
- Është ndjekur veprimtaria e Task – Forcës Vendore dhe janë përgatitur raporte javore/ mujore për Task – Forcën Qëndrore dhe Ministrinë e Brendshme lidhur me zbatimin e Planit të Veprimit të strukturave të përfshira në Task – Forcën Vendore.
- Nga monitorimi i punës rezulton se në Qarkun e Beratit për periudhën Janar – Dhjetor 2018 sipas informacioneve të marra ka patur raste të papërfillshme të kultivimit të kanabisit, të cilat janë asgjësuar dhe personat përgjegjës janë proceduar penalisht.
- Vemendje e vecantë i ështe kushtuar bashkëpunimit ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit me organet e njësive të vetëqeverisjes vendore si dhe me institucionet e tjera pjesë e Task-Forces Vendore antikanabis. Për këtë janë organizuar në mënyrë periodike takime në institucionin e Prefektit me strukturat e Task-Forces vendore për masat e marra për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Gjithashtu janë zhvilluar takime edhe në njesitë e vetëqeverisjes vendore me kryepleqtë e fshatrave dhe administratoret e NjA në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë.
Ne vazhdim per vitin 2019 puna e Task-Forces Vendore antikanabis do të fokusohet në monitorimin dhe mbajtjen nën kontroll të të gjithë territorit ne qarkun tonë me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit.